Ultimatumi “i ashpër” i SHBA, Europa përgjigjet: Afati i vitit 2027 për autonominë ushtarake është jorealist

Ultimatumi “i ashpër” i SHBA, Europa përgjigjet: Afati i vitit 2027 për autonominë ushtarake është jorealist

Uashingtoni ka shkaktuar reagime të forta në kryeqytetet europiane pas publikimit të dokumentit të ri të strategjisë amerikane të sigurisë kombëtare, ku kërkohet që Europa të marrë plotësisht mbi vete barrën e mbrojtjes deri në vitin 2027. Kërkesa është cilësuar në BE si “krejtësisht jorealiste”, ndërsa përshkrimi i BE-së në raportin amerikan si një kontinent në “rënie” është vlerësuar nga shumë kryeqytete si “fyes dhe i rrezikshëm”. Komisioni Europian zgjodhi një ton të përmbajtur. Një zëdhënëse e institucionit deklaroi se Komisioni “sapo ka marrë dijeni për publikimin e raportit” dhe se “do të shprehet zyrtarisht sapo dokumenti të shqyrtohet”. Reagimi më i menjëhershëm erdhi nga Berlini. Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, tha se tema të tilla si liria e shprehjes dhe funksionimi i shoqërive...