Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Daut Gumeni, mes diplomacisë dhe persekutimit, Shqipëria dhe Greqia nderon poetin dhe ish-diplomatin
“Daut Gumeni, jeta dhe vepra e tij nga diplomacia në burgjet e komunizmit”, u titullua simpoziumi i zhvilluar në qendrën kulturore të bashkisë së Athinës prej Autoritetit të Dosjeve dhe Ambasadës Shqiptare në Greqi, në nder të ish-diplomatit dhe poetit Daut Gumeni. Vetë Gumeni ka rrëfyer historinë e tij, sukseset në karrierën diplomatike, por edhe vuajtjet në burgjet e regjimit komunist. Ambasadorja shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga theksoi rëndësinë e figurës së Daut Gumenit si një prej simboleve të diplomacisë dhe kulturës shqiptare ndër breza dhe rëndësinë e studimit të këtyre figurave pikërisht për vlerat e tyre në edukimin e brezave të ardhshëm. Të pranishëm në event ishin edhe ish-ambasadorë grekë në Shqipëri gjatë këtyre viteve, si dhe gazetarë grekë, pasi figura e Gumenit është...