Skandali Balluku-Rama me portin e ri, si ju dha pa tender projektimi dhe konsulenca djalit të ish deputetes…

Skandali Balluku-Rama me portin e ri, si ju dha pa tender projektimi dhe konsulenca djalit të ish deputetes…

Porti i ri tregtar në Porto Romano (Durrës) I parashikuar si projekti më i madh portual në Shqipëri, i cili do të zëvendësojë Portin ekzistues të Durrësit duket se është shtyrë në “kalendat greke”, pavarësisht premtimeve dhe mashtrimeve qeveritare të dyshes Rama-Balluku. Ndërtimi i këtij porti nuk ka asnjë datë se kur do të fillojë ndërtimin e tij, ndërkohë që vetë procesi i tenderimit ka filluar me një gropë gjigante korrupsioni.  Edi Rama fillimisht pretendoi se zhvillimi i Porto Romanos do të financohej nga investitorë të huaj ndërkohë që zhvillimet treguan se pjesa dërrmuese e financimit do të vijë nga buxheti i shtetit, duke treguar qartazi se shkatërrimi i portit shekullor të Durrësit është një nga gropat e zeza të kryeministrit, i cili për interesa...