Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Palët shkelin armëpushimin/ Përleshje vdekjeprurëse në kufirin Afganistan – Pakistan
Përleshje të reja vdekjeprurëse kanë shpërthyer në kufirin mes Pakistanit dhe forcave të Talibanëve afganë, teksa të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkeljen e një armëpushimi të brishtë. Banorët u larguan gjatë natës nga qyteti afgan Spin Boldak, i cili ndodhet përgjatë kufirit 2,574 km që ndajnë dy vendet. Një burim mjekësor në qytetin e afërt të Kandaharit i tha BBC se një spital kanë mbërritur 4 të plagosur. Në Pakistan janë raportuar tre të plagosur. Përleshje kanë shpërthyer vazhdimisht mes dy vendeve muajt e fundit, ndërsa qeveria e Talibanëve në Afganistan ka akuzuar gjithashtu Pakistanin se ka kryer sulme ajrore brenda territorit të tyre. Të dyja palët kanë konfirmuar se kanë shkëmbyer zjarr gjatë natës, por secila ka fajësuar tjetrën për nisjen e katër orëve luftimesh. Mosharraf Zaidi, zëdhënës i kryeministrit pakistanez Shehbaz Sharif, akuzoi Talibanët për...