Petkoviç: Kthimi i komunave në Kosovë, i rëndësishëm për mbijetesën e serbëve

Petkoviç: Kthimi i komunave në Kosovë, i rëndësishëm për mbijetesën e serbëve

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, deklaroi se “kthimi i komunave serbe në veri të Kosovës te populli” dhe “forcimi i mëtejshëm i komunave serbe në jug të Ibrit” është me rëndësi të madhe për “të ardhmen, të mirën dhe mbijetesën e popullit serb”. Këto deklarata Pektoviç i bëri pas takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe, të cilët më 5 dhjetor morën pushtetin në komunat me shumicë serbe, përfshirë katër komunat në veri. Takimi u mbajt në Rashkë, në jug të Serbisë. “Po vijnë kohë më të mira edhe në Kosovë”, shkroi Petkoviç në Instagram. Ai shtoi se “Serbia, nën udhëheqjen e presidentit Aleksandar Vuçiç, është gjithmonë aty për të mbështetur popullin e vet” dhe për të “siguruar ruajtjen e...