Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën
Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka rrëfyer se është takuar me kryedemokratin Sali Berisha, pas kafes që konsumoi me Ervin Salianjin dhe eksponentë të tjerë të kësaj force politike. Alimehmeti tha se gjatë takimit e përgëzoi Berishën që kishte vendosur të dilte në terren për t’u takuar me demokratët. Alimehmeti ripërsëriti gjithashtu se lëvizja e organizuar nga Salianji dhe kolegë të tjerë demokratë nuk ka për qëllim pozicionin e kryetarit të PD-së. “Nuk ka asnjë nga këto lloj takimesh që nuk ia do të mirën PD-së. Doktor Berisha është kryetar i PD-së. Unë mendoj se është një moment shumë i mirë edhe për të për ta integruar këtë lloj energjie brenda partisë, sepse e kemi të nevojshme, ndryshe do kemi më pak...