Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale
Gazetarja Klodiana Lala ka bërë deklarata të forta lidhur me institucionin e AKSH-it (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), duke e cilësuar atë si një strukturë të kontrolluar nga “banda kriminale”. E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Lala tha se hetimi për zhdukjen për 10 orë të zyrtarit të lartë të AKSH-it, Daniel Shima, në muajin gusht, tregon mënyrën se si operon krimi i organizuar brenda këtij institucioni. “ Z.nj Mirlinda Kaçanaj është pyetur në cilësinë e një personi që ka dijeni. Dosja e AKSH=it është një nga më voluminozet që ka Prokuroria e Posaçme. AKSH-i ka një perceptim shumë të lartë për korrupsion dhe ka tendera të paracaktuar të paktën kështu kanë dalë në konkluzion prokurorët e posaçëm, të cilët po hetojnë. Është një institucion...