Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Negociatorët amerikanë dhe ukrainas: Progresi i vërtetë drejt paqes varet nga Rusia
Negociatorët nga SHBA-ja dhe Ukraina thanë të premten se kanë zhvilluar diskutime konstruktive për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por rruga drejt paqes varet nga Rusia. “Progresi i vërtetë drejt çdo marrëveshjeje varet nga gatishmëria e Rusisë për të treguar angazhim serioz për paqen, duke përfshirë hapat drejt uljes së tensioneve dhe ndërprerjes së sulmeve”, thanë i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndri i Presidentit Donald Trump, Jared Kushner, në një deklaratë të përbashkët me negociatorët e Ukrainës. Gjatë takimit, të dyja palët “ranë dakord mbi kuadrin e marrëveshjeve të sigurisë” dhe diskutuan për parandalimin. Bisedimet në Moskë të martën nuk çuan në një kompromis mbi një marrëveshje të mundshme paqeje në luftën gati katërvjeçare. Takimi dy-ditor midis Witkoff dhe Kushner dhe...