A do të ndryshojë e drejta e shtetësisë për fëmijët që lindin në Amerikë? Gjykata e Lartë merr në dorë çështjen

A do të ndryshojë e drejta e shtetësisë për fëmijët që lindin në Amerikë? Gjykata e Lartë merr në dorë çështjen

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka vendosur të marrë në shqyrtim një çështje të rëndësishme kushtetuese: nëse fëmijët e lindur në territorin amerikan nga prindër që ndodhen ilegalisht ose me viza të përkohshme kanë të drejtën kushtetuese për shtetësi amerikane. Çështja lidhet me urdhrin ekzekutiv të nënshkruar nga presidenti Donald Trump, i cili synon t’i japë fund të drejtës së shtetësisë së lindjes për këto kategori fëmijësh. Urdhri u bllokua nga gjykatat federale, të cilat vlerësuan se bie ndesh me Amendamentin e 14-të të Kushtetutës. Gjykata e Lartë ende nuk ka caktuar një datë për seancat, ndërsa vendimi pritet pas disa muajsh. Prej afro 160 vitesh, Amendamenti i 14-të garanton se çdo person i lindur në SHBA është shtetas amerikan, me përjashtim të...