Transparencë me tollon!

Transparencë me tollon!

Jo më kot në SHBA ligjin e informimit, që përcakton detyrimet e institucioneve për dhënie informacioni dhe të drejtat e publikut për marrje informacioni, e quajnë “ligji i dritës së diellit”. Ideja është e thjeshtë: aty ku hyn drita e diellit, nuk ka vend për terr. Dhe aty ku informacioni qarkullon lirshëm, vendimmarrja bëhet më e përgjegjshme, më e drejtë dhe më e vështirë për t’u kapur peng nga interesa të ngushta. Në Shqipëri, fatkeqësisht, drita informative shpesh ndizet me porosi dhe shumë herë fiket qëllimisht. Rasti i fundit është kërkesa për informacion mbi efektet reale të “paqes fiskale”, një nismë që ka ngjallur debat të fortë publik dhe për të cilën pritet transparencë e plotë. Deri më sot, institucionet nuk japin të dhëna. Nuk...