Video/ Princesha Kate nderon shërbimet bamirëse ndaj komunitetit në eventin vjetor të Krishtlindjeve

Video/ Princesha Kate nderon shërbimet bamirëse ndaj komunitetit në eventin vjetor të Krishtlindjeve

Kate Middleton, Princesha e Uellsit, organizoi një Koncert Vjetor të Krishtlindjeve në Westminster Abbey për të nderuar njerëzit, shumica e të cilëve ishin të ftuar për shërbimin e tyre ndaj komunitetit. Kate u shoqërua nga bashkëshorti i saj dhe trashëgimtari i fronit, Princi William. Eventi, të cilin princesha e nisi, është tani në vitin e tij të pestë dhe i jep familjes mbretërore mundësinë të falënderojë njerëzit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar që bëjnë bamirësi, mbledhin para dhe mbështesin shtresat në nevojë.Kate, 43 vjeç, e cila përfundoi një raund kimioterapie parandaluese vitin e kaluar për të trajtuar një lloj kanceri të paspecifikuar, i dha secilit mysafir një shënim ku shkruhej se si “të gjesh një moment për të dëgjuar dikë” dhe “një fjalë ngushëllimi”...