Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“U fikën dritat gjatë operacionit të 15-vjeçarit”, spitali i Durrësit reagon publikisht për rastin e Erion Bobës, si qëndron e vërteta
Spitali i Durrësit në një deklaratë publike ka reaguar dhe ka hedhur poshtë spekulime se gjatë operacionit disa ditë më parë të 15 vjecarit Erion Boba, janë fikur dritat në sallën kirurgjikale. Sipas bluzave të bardha të Durrësit, sqarohet se kjo nuk është e vërtetë. “Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të miturit E.B, i cili humbi jetën informojmë opinionin publik se pacienti është paraqitur në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, në shok traumatik–hemorragjik. Ekipet mjekësore kanë ndërhyrë menjëherë me procedura emergjente të specializuara, duke arritur stabilizimin fillestar dhe trajtimin intensiv pasues. Komplikacionet e zhvilluara janë pasojë e gjendjes kritike dhe arrestit kardiak traumatik. Në vijim të publikimeve mediatike mbi pretendimin se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin Rajonal Durrës “kanë ikur dritat”, sqarojmë...