Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
*Nga Kryepishkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Joani Rajoni i Ilirikut të lashtë, i cili korrespondon me Shqipërinë e sotme dhe territoret fqinje, përbën një pikë kyçe në historinë e Krishtërimit që nga koha apostolike. Via Egnatia, rruga e madhe perandorake që lidhte Romën me Konstandinopojën përmes Durrësit dhe Selanikut, përcaktoi rëndësinë strategjike të rajonit. Durrësi, si “porta drejt rrugës së madhe tokësore”, funksionoi si pika thelbësore e kontaktit midis Lindjes dhe Perëndimit. Krishtërimi i ka fillimet e tij në këto territore qysh në mesin e shekullit të parë. Në letrën drejtuar Romanëve Shën Pavli shkruan: Me fuqi shenjash e çudish, me fuqi të Frymës së Perëndisë, kaq sa që nga Jerusalemi e përqark e deri në Ilirik e kam mbushur...