Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Dhuna në Kategorinë e Parë, FSHF nuk fal, ndëshkohet Iliria
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF ka marrë vendimet për ngjarjet e javës së fundit në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar. Natyrisht, ashtu siç pritej, u morën vendimet për ndeshjen e anuluar për shkak të dhunës, Iliria-Skënderbeu. Adolf Selmani, Brajan Selmani dhe Bruno Arrabal, janë pezulluar me nga katër ndeshje. Iliria është gjobitur dhe është e detyruar që ndeshjet e mbetura të edicionit t’i luajë në fushë asnjanëse, e ndodhur të paktën 50 km larg stadiumit “Redi Maloku”. Më 17 dhjetor, në stadiumin “Elbasan Arena”, është programuar të luhet ndeshja Iliria-Skënderbeu. Ja masat e plota ndëshkimore nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës: 1. KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike duke shkaktuar...