Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Ndeshja e parë e Botërorit, skuadrat përballen ashtu si në vitin 2010
Meksikë-Afrikë e Jugut është ndeshja e parë e Botërorit. Ashtu siç u mësua edhe së fundmi zyrtarisht, sfida e parë e këtij kompeticioni do të mbahet mes një vendi organizator dhe një kombëtarje nga Afrika. Takimi është parashikuar të luhet me datën 11 qershor, në Mexico City. Ashtu si në 2010-tën ku sfida u mbyll në barazim 1-1, këto dy skuadra do kërkojnë të nisin me “këmbën e mbarë” Botëror. Këtë herë, atmosfera do të jetë krejtësisht e ndryshme, me të dy ekipet që do të përballen me njëra-tjetrën në stadiumin ikonik Estadio Azteca, i cili ka mbi 87 mijë ulëse.