Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Në një deklaratë të fortë para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Mbretëria e Bashkuar ka akuzuar Rusinë për një “përpjekje sistematike” për të zhdukur identitetin ukrainas dhe deportuar me forcë mijëra fëmijë dhe për t’i nënshtruar përmes indoktrinimit dhe militarizimit. Sipas të dhënave të qeverisë ukrainase, të mbështetura edhe nga mekanizma të pavarur ndërkombëtarë, mbi 19.500 fëmijë ukrainas janë zhvendosur me dhunë drejt Rusisë ose në territoret e pushtuara. Më shumë se 1.6 milionë fëmijë të tjerë jetojnë nën pushtimin rus, ku detyrohen të ndjekin programe shkollore ruse dhe ekspozohen ndaj propagandës dhe trajnimeve ushtarake. “Rusia po i përdor fëmijët si pengje lufte dhe po përpiqet të shkatërrojë të ardhmen e Ukrainës,” u shpreh përfaqësuesi britanik. Gjithashtu, Mbretëria e Bashkuar denoncoi bombardimet e vazhdueshme ruse,...