Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Tritan Shehu: Lëvizja e Salianjit private nuk ka lidhje me PD. Unë e deklaroj votën për Sali Berishën
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu e ka cilësuar lëvizjen e Ervin Salianjit brenda kësaj force politike si një lëvizje personale dhe që nuk ka lidhje me vetë PD-në. Duke folur në emisionin “Tema e Ditës” të Arbër Hitajt, deputeti Shehu tha se Ervin Salianji ka ndërmarrë nja lëvizje sipas axhendës së tij personale dhe gjithsekush sipas tij, është i lirë të ndërmarrë lëvizje të tilla. “Unë e kam parë personalisht si një axhendë personale dhe nuk e kam për zakon të komentoj veprimet personale të gjithsekujt. E di vetë ai pse e ka ndërmarrë këtë lëvizje. E kam parë në këtë mënyrë si një axhendë personale të një apo dy, apo tre personave për të cilët unë nuk kam asnjë koment sepse në një...