Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

Ish-kandidati për deputet, Ilir Alimehmeti, është shprehur se lëvizja e organizuar nga Ervin Salianji, pjesë e të cilës është edhe vetë ai, nuk është një lëvizje anti-kryetar. Komentet Alimehmeti i bëri në studion e emisionit ‘ÇdoKënd’ me gazetaren Merita Haklaj në A2 CNN, ku tha se qëllimi i kësaj lëvizjeje është të kërkojë organizim të PD-së. Ai tha gjithashtu se në situatën aktuale dukej sikur PD ishte përgjumur dhe ka nevojë të riorganizohet dhe të përfaqësojë më së miri votuesit. “Duhet të kuptojmë diçka të rëndësishme. Këtu ne nuk jemi duke folur për një diskutim politik, për një lidership politik apo për mendime politike të ndryshme. Pra nuk është një lëvizje e këtij tipi. Është një lëvizje që kërkon organizim. Pra ne po çojmë nevojën,...