Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Vrasja e 15-vjeçarit në Durrës/ Reagon spitali: Nuk ka pasur ndërprerje të energjisë
Spitali Rajonal i Durrësit ka dhënë një deklaratë për shtyp në të cilën sqaron se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale të 15-vjeçarit nuk ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike pas disa pretendimeve të tilla. Institucioni thekson se 15-vjeçari ishte paraqitur në gjendje kritike dhe se mjekët kishin ndërhyrë menjëherë me procedurat e nevojshme emergjente. Në një deklaratë zyrtare, spitali sqaron se asnjë ndërprerje energjie nuk është regjistruar gjatë operacionit dhe se pajisjet jetësore funksionojnë me sisteme rezervë të garantuara. “Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të miturit E.B, i cili humbi jetën informojmë opinionin publik se pacienti është paraqitur në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, në shok traumatik–hemorragjik. Ekipet mjekësore kanë ndërhyrë menjëherë me procedura emergjente të specializuara, duke arritur stabilizimin fillestar dhe trajtimin intensiv...