Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Lituania shpall gjendje emergjente kombëtare, shkak balonat e paligjshme nga Bjellorusia
Lituania do të shpallë “gjendje emergjente kombëtare” për shkak të incidenteve me balonat e paligjshme nga Bjellorusia, njoftoi kryeministrja e vendit. “Po përgatisim aktualisht bazën ligjore dhe dokumentet e nevojshme,” deklaroi kryeministrja Inga Ruginienė para gazetarëve, duke e cilësuar shpalljen e gjendjes së emergjencës “masën më të mirë që mund të merret në këtë moment”. Vendosja e gjendjes së emergjencës i mundëson qeverisë dhe autoriteteve lokale të angazhojnë më shumë burime në luftën kundër balonave ajrore. “Nuk përjashtojmë marrjen e masave të mëtejshme,” shtoi kreu i qeverisë lituaneze, duke theksuar se shpallja e gjendjes së emergjencës pritet të bëhet javën e ardhshme. Së fundmi, për shkak të “hyrjeve” të balonave të ardhura nga Bjellorusia, dy aeroportet më të mëdha të Lituanisë, ai i Vilniusit dhe...