Kuksiani i falsifikon firmën shokut, Prokuroria kërkon burg — kush janë 3 ekspertët që e shpallin të pafajshëm?

Kuksiani i falsifikon firmën shokut, Prokuroria kërkon burg — kush janë 3 ekspertët që e shpallin të pafajshëm?

Në emisionin investigativ “Piranjat”, 25-vjeçari Ardit Lala ka denoncuar një padrejtësi që i është bërë babait të tij të ndjerë, Hidër Lala, i cili ndërroi jetë në vitin 2020 si pasojë e Covid-19. Ai deklaron se babai i tij kishte miqësi me një zotëri nga Kukësi, Muhamet Sula, i cili në vitin 2018 shfaqet poshtë banesës së familjes Lala dhe paraqet 2 kontrata, ku njëra është kontratë huaje dhe tjetra është deklaratë. Si aty, si në Polici pasi bëri kallëzim, z. Lala pretendoi se kjo ishte një formë gjobëvënie ndaj tij, nga miku Muhamet Sula dhe noteri në bashkëpunim, Ardian Elezi, të cilët u akuzuan për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”. Pasi nisin hetimet nga Prokuroria, bëhen disa veprime proceduriale hetimore, ndër të cilat është...