Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Profesori amerikan, Edward Joseph: Reforma në drejtësi dhe pluralizmi politik, sfida për Shqipërinë
Profesori amerikan, Edward Joseph ka dhënë një analizë të thelluar për situatën politike dhe reformën në drejtësi në Shqipëri. Gjatë një interviste në SYRI TV, Joseph theksoi rëndësinë e përparimit të vendit drejt Bashkimit Evropian, duke vënë në dukje se sfidat në sistemin gjyqësor mbeten një pengesë për funksionimin e plotë të shtetit dhe ofrimin e drejtësisë për qytetarët. Joseph nënvizoi se vonesat në trajtimin e çështjeve gjyqësore dhe mungesa e efikasitetit në gjykata krijojnë shqetësime, sidomos kur lidhen me arrestimet e figurave të opozitës, veçanërisht në periudha zgjedhjesh. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian monitorojnë nga afër këto procese dhe nuk duan të shohin shkelje të të drejtave dhe standardeve demokratike. “Është një pyetje shumë e rëndësishme dhe duhet të kuptojmë se...