Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, AAK nominon Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër
Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së e ka nominuar kryetarin Ramush Haradinaj për kryeministër dhe bartës të listës për zgjedhjet e përgjithshme të 28 dhjetorit në Kosovë. Ky Këshill e ka miratuar edhe listën prej 110 kandidatëve për deputetë. Vetë Haradinaj njoftoi se slogani i AAK-së në këto zgjedhje do të jetë “Krah Teje”. Ndër të tjera, kreu i AAK-së tha se partia ka miratuar edhe programin zgjedhor, i cili tha se është i ndërtuar mbi tri shtylla kryesore: qëndrueshmëria dhe trashëgimia, mirëqenia dhe zhvillimi ekonomik, si dhe siguria dhe integrimi euro-atlantik. “Kombinimi i lidershipit të guximshëm e vizionar, lista gjithpërfshirëse dhe programi i zhvillimit ekonomik, janë themeli mbi të cilin do të ndërtohet oferta e Aleancës për këto zgjedhje parlamentare”, u shpreh kandidati i AAK-së...