Mesazhi i fortë nga SHBA/ Joseph: Krimi i organizuar dhe droga janë problem madhor, shteti i së drejtës është në pikëpyetje

Mesazhi i fortë nga SHBA/ Joseph: Krimi i organizuar dhe droga janë problem madhor, shteti i së drejtës është në pikëpyetje

Eksperti i njohur amerikan për çështjet e Shqipërisë dhe të rajonit, Edward Joseph, deklaroi në intervistën për Armela Ferkon në SYRI TV, se krimi i organizuar dhe trafiku i drogës në Shqipëri dhe rajon janë probleme shqetësuese për Uashingtonin. “Patjetër që krimi i organizuar, trafikimi i drogës, emigracioni i paligjshëm, janë të gjitha problematika mjaft shqetësuese për Shtetet e Bashkuara, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet fqinje. Dhe kjo është pjesë e problemit të cilit ju referova që në krye të herës. Që në fillim, unë pyeta anëtarët e kongresit, pse ndodh që 35 vjet pas rënies së dhunshme të Jugosllavisë, pas rënies së komunizmit, përfshi edhe rënies në Shqipëri, ne vazhdojmë të kemi një rajon, i cili vazhdon të jetë i paqëndrueshëm...