Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
LAJM I FUNDIT/ Komisioni i Disiplinës merr vendimin për dhunën në ndeshjen Iliria-Skënderbeu, ja vendimi për Ilirin
Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet zyrtare sa i përket ndeshjeve që lamë pas këtë javë në futbollin shqiptar, në të gjitha divizionet. Ajo që kishte vëmendjen kryesore ishte padyshim situata e ndodhur në ndeshjen Iliria-Skënderbeu ku për shkak të dhunës, nuk u zhvillua takimi. Sipas vendimit të marrë, Iliria është dënuar me gjobë dhe njëkohësisht që të gjitha ndeshjet e mbetura të sezonit të mos i zhvillojë në shtëpi, por t’i luajë në fushën asnjanëse. Njëkohësisht edhe disa lojtarë të Ilirisë janë penalizuar me katër ndeshje pezullim. 1. KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000...