Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Spiropali takim me homologen rumune: Rumania mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE-së
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një takim me homologen e saj ukrainase, Oana Toiu. Sipas postimit të Spiropalit, në fokus të bisedimeve ishte ritmi i përshpejtuar i Shqipërisë drejt integrimit në BE, si dhe mbështetja politike që Rumania po i ofron vendit. “Përgjatë Ministerialit të OSBE në Vjenë, u takuam me miken dhe ministren e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Oana Toiu, për ritmin e përshpejtuar të Shqipërisë drejt BE, mbështetjen politike dhe teknike të Rumanisë, planin e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta, ku spikat Korridori VIII, si arterie strategjike për ekonominë dhe sigurinë në Europë”, shkroi Spiropali në një postim në rrjetet sociale.