Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, babai i viktimës reagon pas lirimit të dy bashkëpunëtorëve: Jemi të shkatërruar, ngushëllimin e kishim te drejtësia
Disa muaj pas vrasjes së 15 gushtit të këtij viti, ku mbeti i vrarë 14-vjeçari Erald Xhejo nga bashkëmoshatari i tij, Enedio Guri, Gjykata e Apelit Tiranë ka nxjerrë nga qelia babanë dhe xhaxhanë e autorit, Edison Guri dhe Roland Guri, të cilët ishin të akuzuar për fshehje të krimit. Gjykatësja e Gjykatës së Apelit, Lutfije Celami, ka ndryshuar masën e sigurisë për të dy këta shtetas nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Ndërkohë, familjarët e viktimës e kanë konsideruar këtë një padrejtësi nga ana e gjykatës dhe kërkojnë kthimin e tyre në qeli. Edison Xhejo, babai i viktimës, tha se janë të shkatërruar dhe se të vetmin ngushëllim e kishin te drejtësia. “Kur ishte bërë gjyqi një nga personat e arrestuar ka qenë...