Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
5 memorandume mirëkuptimi me vendet e Amerikës Latine, Dumani: SPAK një kontribues i vërtetë për sigurinë
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani dhe prokurorja e posaçme, Dorina Bejko morën pjesë më 2-3 dhjetor në takimin e nivelit të lartë të prokurorëve nga katër vende të Ballkanit Perëndimor dhe 11 vende të Amerikës Latine, i zhvilluar në selinë e EUROJUST-it në Hagë. Gjatë fjalës së tij, Dumani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të frytshëm me agjencitë partnere dhe shkëmbimin e shpejtë të informacionit. ”SPAK ka kaluar nga një agjenci që kryesisht merrte informacion, në një institucion që furnizon partnerët ndërkombëtarë me të dhëna të verifikuara dhe operacionale, duke u shndërruar në një kontribues të vërtetë të sigurisë”,-tha Dumani. Në kuadër të këtij takimi, kreu i SPAK-ut Altin Dumani zhvilloi takime bilaterale me homologët e Paraguajit, Perusë, Kilit, Brazilit, Kolumbisë, Republikës Domenikane dhe Ekuadorit. Gjithashtu,...