Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Radio shtetrore gjermane DW: Dhënia e shtetësisë gjermane pritet të vështirësohet
Radio shtetrore gjermane DW shkruan ndër të tjera se “derisa të arrihet një lidhje “e vërtetë” e dëshirueshme e shtetasve të rinj me Gjermaninë, partitë konservatore, CDU/CSU dhe socialdemokratët e SPD duan të ashpërsojnë më tej ligjin e shtetësisë. Për këtë informoi fillimisht Bild-Zeitung, pastaj edhe burime të tjera. Ashpërsimi konsiston në një sanksionim të fortë që po përgatitet: në të ardhmen, të gjithë ata që falsifikojnë çertifikatën e provimit të gjermanishtes dhe kapen, nuk do të kenë të drejtë të aplikojnë sërish për shtetësinë gjermane pa kaluar 10 vjet. Edhe po ta riparaqesin me ankimim aplikimin gjatë periudhës së bllokadës dhjetëvjeçare, kjo nuk do të sjellë dobi. Pasi ata do të jenë shënuar në një regjistër të posaçëm, që shpejton refuzimin e kërkesës, refuzim...