Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Një aksident dramatik ka ndodhur sot në Pogradec, me pasojë 3 persona të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në rrugën e Tushemishtit, kur automjeti me drejtues shtetasin P. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. P. Njoftimi i policisë: “Si pasojë, është dëmtuar shtetasi R. P. dhe 2 pasagjerë që ndodheshin me të në mjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, tha policia vendore. Shoferi i mjetit tjetër, P. H., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Nga përplasja e fortë makinat janë bërë copash, duke pësuar dëmtime të rënda, teksa efektivët ndodhen në vendngjarje. gijotina.com/