Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Çfarë ndodhi? Jul Deda në SPAK!
Aktori i njohur i humorit dhe njëherësh një prej zërave më të fortë publikë pro së djathtës, Jul Deda, ka tërhequr vëmendjen e opinionit këtë të premte pas një paraqitjeje të papritur para godinës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Fotografia e publikuar nga vetë aktori në rrjetet sociale është bërë menjëherë virale, duke hapur një sërë diskutimesh dhe hamendësimesh mbi arsyen e kësaj vizite. Në imazhet e postuara, Deda shfaqet pranë ambienteve të SPAK-ut, ndërsa krahas tyre ka lënë edhe një koment me tone sfiduese: “Unë vi sa herë të doni, por i keni rënë gabim. S’keni çfarë më bëni…!” Mesazhi i tij enigmë ka ngjallur reagime të shumta, si nga ndjekësit ashtu edhe nga figura të tjera publike, duke shtuar misterin rreth qëllimit të...