Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
58-vjeçari përjeton momente tmerri në Nazaré, momenti kur vala e dallgëve e përpin në pak sekonda
Një ngjarje dramatike është regjistruar në brigjet e Portugalisë, ku surfisti brazilian Carlos Burlet, 58 vjeç, ka kaluar çastet më të vështira të jetës së tij. Teksa praktikonte sportin e tij të preferuar në Nazaré, zonë e njohur për dallgët gjigante dhe rrezikun ekstrem, ai u “gëlltit” nga një valë kolosale që e tërhoqi në det të hapur brenda pak sekondash. Pavarësisht përvojës së gjatë, Burlet u gjend i pafuqishëm përballë forcës së natyrës. Pamjet e publikuara në rrjet janë tronditëse dhe kanë bërë xhiron e botës, teksa tregojnë momentet kur surfisti zhduket nën dallgët e mëdha. Fatmirësisht, ekipet e shpëtimit ndërhynë me shpejtësi dhe arritën ta nxjerrnin 58-vjeçarin, duke shmangur një tragjedi. Aktualisht, Burlet ndodhet jashtë rrezikut për jetën.