Nis ceremonia e shortit të Kupës së Botës, të pranishëm edhe çifti presidencial amerikan

Nis ceremonia e shortit të Kupës së Botës, të pranishëm edhe çifti presidencial amerikan

E gjithë bota është me sytë në “Kennedy Center” në Uashington, ku FIFA po hedh shortin për fazën finale të Kupës së Botës 2026. Një short i veçantë, pasi ky është turneu i parë me 48 skuadra, si dhe zhvillohet në 3 shtete të ndryshme: SHBA, Meksikë dhe Kanada. Në këtë ceremoni madhështore është i pranishën dhe presidenti i SHBA-ve, Donald Trump si dhe zonja e parë melanie Trump. Gjithashtu ky short ëhstë mjaft i veçantë edhe për Shqipërinë dhe Kosovën, pasi presin të mësojnë kundërshtarët e mundshëm në Kupën e Botës, gjithmonë nëse arrijnë të kalojmë me sukses ndeshjet e paly off në muajin mars.