Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Altin Dumani takim në selinë e EUROJUST me prokurorë të Ballkanit Perëndimor dhe Amerikës Latine, zbardhen diskutimet
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani dhe prokurorja e posaçme, Dorina Bejko, morën pjesë më 2-3 dhjetor në takimin e nivelit të lartë të prokurorëve nga katër vende të Ballkanit Perëndimor dhe 11 vende të Amerikës Latine, i zhvilluar në selinë e EUROJUST-it në Hagë. Gjatë fjalës së tij, Dumani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të frytshëm me agjencitë partnere dhe shkëmbimin e shpejtë të informacionit: “SPAK ka kaluar nga një agjenci që kryesisht merrte informacion, në një institucion që furnizon partnerët ndërkombëtarë me të dhëna të verifikuara dhe operacionale, duke u shndërruar në një kontribues të vërtetë të sigurisë.” Në kuadër të këtij takimi, Dumani zhvilloi takime bilaterale me homologët e Paraguajit, Perusë, Kilit, Brazilit, Kolumbisë, Republikës Domenikane dhe Ekuadorit. Gjithashtu, SPAK nënshkroi pesë...