Nga Cheetos, Coca-Cola, Pepsi, Oreo dhe…San Francisko padit gjigantët e ushqimit: Kërcënojnë shëndetin e njerëzve!

Nga Cheetos, Coca-Cola, Pepsi, Oreo dhe…San Francisko padit gjigantët e ushqimit: Kërcënojnë shëndetin e njerëzve!

foto ilustruese SHBA- Në një rast historik. Prokurori i Qytetit të San Franciskos, David Chiu, ka ngritur një padi kundër 10 prej prodhuesve më të mëdhenj të ushqimit në vend, duke i akuzuar ata për inxhinieri dhe marketing ushqimesh ultra të përpunuara që kanë nxitur një krizë shëndetësore në të gjithë vendin.  Kompanitë e përmendura në padi, të siguruara dhe të shqyrtuara nga ABC News, përfshijnë Kraft Heinz, Mondelez, Post, Coca-Cola, Pepsi, General Mills, Oreo, Nestle, Kellanova, Kellogg, Mars dhe ConAgra. Prokurori i Qytetit, David Chiu, foli në një konferencë për shtyp në Bashkinë e San Franciskos të martën, i rrethuar nga një tavolinë me produkte të njohura, nga biskota dhe drithëra mëngjesi deri te darka të ngrira dhe kremra, për të njoftuar veprimin ligjor kundër...