Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke certifikuar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor 2025 në Kosovë. Vendimi i PZAP-së u publikua sot, pas ankesës së paraqitur nga Lista Serbe, partia më e madhe që përfaqëson komunitetin serb në Kosovë, e cila ishte përjashtuar nga gara më 2 dhjetor me vendim të KQZ-së. Në arsyetimin e saj, PZAP-ja thekson se vendimi i KQZ-së ka qenë i paligjshëm dhe jokushtetues, duke shkelur disa nene të Kushtetutës dhe Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. “Vendimi i KQZ-së është në kundërshtim me nenet 31 dhe 45 të Kushtetutës, si dhe me nenet 16, 17, 26, 27 dhe 30 të...