Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Gjenden të pajetë në banesë, çifti i bashkëshortëve/ Kishin vdekur që prej të Hënës, dyshimet e autoriteteve..
Vendi fqinj është e tronditur nga lajmi për vdekjen e një çifti bashkëshortësh në mënyrë misterioze, teksa trupat e tyre u gjetën të pajetë në banesë, pasi nuk po përgjigjeshin prej gati një jave. Një grua 55-vjeçare dhe bashkëshorti i saj 58-vjeçar u gjetën të vdekur në rrugën “Arda”, në Aleksandropolis të Greqisë. Sipas informacioneve, çifti kishte vdekur që nga e hëna dhe askush nuk e kishte vënë re. Të afërmit e tyre, të shqetësuar sepse nuk kishin mundur t’i kontaktonin për disa ditë, vendosën të shkonin në shtëpi. Pasi trokitën në derë dhe nuk morën përgjigje, ata njoftuan policinë. Kur autoritetet mbërritën në vendngjarje, e gjetën çiftin të vdekur në shtratin e tyre. Vlerësimet fillestare sugjerojnë se dy personat vdiqën nga tymi i një...