Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Lufta kundër krimit të organizuar/ SPAK nënshkruan pesë memorandume me vendet e Amerikës Latine
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nënshkruar pesë memorandume mirëkuptimi me prokuroritë e Brazilit, Kilit, Kolumbisë, Republikës Domenikane dhe Paraguajit. Kjo vjen në kuadër të një takimi të nivelit të lartë të zhvilluar më 2–3 dhjetor në selinë e EUROJUST-it në Hagë. Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, së bashku me prokuroren Dorina Bejko, morën pjesë në takimin ku u mblodhën përfaqësues nga katër vende të Ballkanit Perëndimor dhe 11 vende të Amerikës Latine. Gjatë fjalës së tij, Dumani u shpreh se bashkëpunimi ndërkombëtar dhe shkëmbimi i shpejtë i informacionit janë thelbësorë në luftën kundër krimit të organizuar. “SPAK ka kaluar nga një agjenci që kryesisht merrte informacion, në një institucion që furnizon partnerët ndërkombëtarë me të dhëna të verifikuara dhe...