Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ultimatumi i SHBA-së për BE-në: Merrni shumicën e shpenzimeve të NATO-s deri në 2027
Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Evropa që të marrë pjesën më të madhe të përgjegjësive për kapacitetet konvencionale të mbrojtjes të NATO-s deri në vitin 2027, për të reduktuar pjesëmarrjen e tyre në bashkëpunimin mbrojtës të Aleancës, sipas burimeve të Reuters. Propozimi i SHBA-së ka shkaktuar shqetësim tek zyrtarët evropianë, të cilët e konsiderojnë afatin kohor të paarsyeshëm. Qëllimi i Uashingtonit për një autonomi më të madhe evropiane në mbrojtje u prezantua gjatë një takimi në Uashington, ku zyrtarët e Pentagonit thanë se progresi i Evropës në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës deri më sot nuk i ka kënaqur SHBA-të. Sipas raportimeve, zyrtarët e Pentagonit paralajmëruan se nëse Evropa nuk arrin afatin e vitit 2027, SHBA mund...