Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Fqinjët nuk duan që të jemi në BE”/ Vuçiç akuza ndaj Kroacisë: Ka bashkuar forcat me Kosovën dhe Shqipërinë
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka folur sërish për marrëdhëniet me Kroacinë gjatë një paraqitjeje televizive, duke akuzuar Zagrebin se po pengon rrugën evropiane të Serbisë. Sipas mediave serbe, Vuçiç pretendoi se “ngritja e Serbisë” si “një feniks nga hiri” ka bërë që Kroacia të bashkojë forcat me Kosovën, Shqipërinë dhe aktorë të tjerë rajonalë për të frenuar Beogradin. Ai përmendi gjithashtu një aleancë të supozuar ushtarake midis Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës. “Pse fqinjët tanë nuk duan që të jemi në BE? Arsyeja është e thjeshtë. Ata menduan se, sapo u anëtarësuan në BE dhe NATO, dhe me ata që ishin atëherë në pushtet në Serbi e nuk e trajtonin vendin siç duhet, gjithçka kishte mbaruar se ata po bëheshin një forcë dominuese nga Triglavi në...