Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
BE-ja e vështirë për fermerët, anëtarësimi i Shqipërisë pritet të zhdukë fermat bujqësore me bazë familjare
Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, nuk do të vijë pa dhimbje në sektorin bujqësisë, fermerët e vegjël do ta kenë të pothuajse të pamundur t’i përgjigjen kërkesave të vendosura nga europianët, ku sipas ekspertëve të bujqësisë vetëm 28% e fermave do t’i mbijetojnë tregut të ri. Ligji 7501 bëri që në vendin tonë të krijohen 1.8 milion parcela bujqësore, ky numër i lartë fermash nuk garanton cilësinë dhe sasinë e kërkuar nga BE. Për këtë arsye zgjidhja e vetme është rikthimi i kooperativave, apo bashkim të fermerëve. “ Nuk do t’i mbijetojnë rreth 72% e fermerëve tanë që janë fermerë individualë. Këta fermerë nëse nuk do të grupohen dhe nuk do të krijojnë Organizatën e Prodhimit nuk do të mbijetojnë më për arsye sepse standardet...