“Kryebashkiaku është njohur me aktet”! Dosja “Veliaj” në pritje, reagon SPAK: Seancat po shtyhen për shkak të mbrojtjes

“Kryebashkiaku është njohur me aktet”! Dosja “Veliaj” në pritje, reagon SPAK: Seancat po shtyhen për shkak të mbrojtjes

erion veliaj-spak TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë një sqarim zyrtar lidhur me çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për shkak të ky i fundit ka kërkuar të njihet me aktet hetimore. Sipas SPAK, deri më tani janë shtyrë 8 seanca gjyqësore për shkak të mungesave të mungesave të pajustifikuara të mbrojtësve të të pandehurve apo dhe kërkesave të padrejta të tyre. SPAK sqaron se pretendimi i Veliajt për njohjen me aktet e procedimit penal, nuk qëndrojnë, pasi mbrojtësit e kryebashkiakut e kanë marrë një kopje të akteve të procedimit penal.  Njoftimi i SPAK: Sqarim mbi zhvillimet procedurale të çështjes penale nr. 27/2024 Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sqaron disa rrethana procedurale të cilat lidhen me gjykimin e çështjes penale në ngarkim në ngarkim të të pandehurit Erion Veliaj dhe të pandehurve...