“Të rritet mosha dhe të hiqen…”/ Preket formula e llogaritjes së pensionit, ja propozimet për skemën e re

“Të rritet mosha dhe të hiqen…”/ Preket formula e llogaritjes së pensionit, ja propozimet për skemën e re

‘Thembra e Akilit’ për qeverinë mbeten ‘pensionet’, ku mijë qytetarë presin sa do të rritet pagesa mujore, pas rishikimit të skemës së miratuar një dekadë më parë, e cila është premtuar se do të bëhet publike vitin e ardhshëm. Ndryshimet duhet ti përgjigjen jo vetëm sfidës së pensioneve të ulta, kërcënimit demografik, nëndeklarimit të pagave por edhe garantimit të një minimumi jetik për këtë kategori. Themelet e skemës së 2014-ës, pritet të rishikohen me reformën e re, e cila do të pasojë mbështetjen me bonuse që nis nga janari 2026. Prej gati 2 vite një grup pune është ngritur në qeveri mes disa institucioneve, me mbështetjen edhe të Bankës Botërore, po ‘gatuajnë’ skemën e re. Disa nga propozimet e Bankës Botërore për qeverinë shqiptare kanë...