Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Babai i 15‑vjeçarit të vr*rë: Djali nuk kishte asnjë konflikt, vetëm shoqëroi shokët
Adem Boba, babai i 15‑vjeçarit Erjon Boba, i cili humbi jetën në spital ditën e djeshme (4 dhjetor), si pasojë e plagëve të shkaktuara me thikë disa ditë më parë pas një sherri mes adoleshentëve në Durrës, thotë se djali i tij nuk ka qenë i përfshirë në konflikt. Në një prononcim për mediat, Adem Boba theksoi se djali i tij nuk njihte askënd nga personat e përfshirë në konflikt dhe se nuk kishte asnjë arsye të ishte pjesë e sherrit. “Djali ka qenë duke shkuar për punë. I kanë dalë disa shokë të vet dhe i kanë thënë që hajde me ne se kemi diçka për të sqaruar. Kështu ka nisur konflikti. Djali im nuk ka pas lidhje me ngjarjen, thjesht i ka dërguar...