SPAK sqarim zyrtar mbi çështjen Veliaj: Seancat po shtyhen për shkak të mbrojtjes, aktet i janë dorëzuar…

SPAK sqarim zyrtar mbi çështjen Veliaj: Seancat po shtyhen për shkak të mbrojtjes, aktet i janë dorëzuar…

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka publikuar një sqarim zyrtar lidhur me zhvillimet procedurale të çështjes penale nr. 27/2024, ku i pandehur është ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me persona të tjerë. Sipas SPAK, dosja i është dërguar Gjykatës së Posaçme më 10 shtator 2025, ndërsa seanca e parë e gjykimit paraprak është caktuar më 29 shtator 2025. Megjithatë, që prej asaj date, janë shtyrë tetë seanca radhazi, të cilat – sipas njoftimit – kanë ardhur si pasojë e mungesave të pajustifikuara të avokatëve mbrojtës dhe kërkesave të tyre të konsideruara të pabazuara, duke penguar përfundimin e gjykimit paraprak brenda afateve ligjore. Sqarim mbi zhvillimet procedurale të çështjes penale nr. 27/2024 Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sqaron...