Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Duhet të ishte shkarkuar, s’ka moral të dorëhiqet”/ Deputeti Bozdo: Qesharake të thuash ‘nuk niset avioni pa Belindën’
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar situatën e krijuar pas shpalljes zyrtare të Belinda Ballukut si e pandehur nga SPAK dhe pezullimit të saj nga detyra si zv/kryeministre dhe ministre. Bozdo akuzoi Kryeministrin Edi Rama për manipulim dhe propagandë politike. “Rama ka tejkaluar vetveten. Gjithë qëllimi i propagandës së PS është të vendosë në gjumë shqiptarët, por këto Rama do t’i bëjë të gjithë idiotë, duke thënë se po të mos jetë Balluku zv/kryeministre qeveria nuk funksionon,” u shpreh Bozdo. Ai ironizoi deklaratat e kryeministrit, duke shtuar: “Nuk niset avioni për në Kanada po të mos jetë Belinda, thotë. Ka më qesharake se kjo?!” Sipas Bozdos, Rama duhej ta kishte shkarkuar Ballukun më herët, ndërsa akuzoi zv/kryeministren...