Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Takohet me zyrtarin e lartë të DASH/ Spiropali: Thellim i bashkëpunimit strategjik shumëplanësh me SHBA
Në margjinat e Ministerialit të OSBE në Vjenë, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, Brendan Hanrahan. Në fokus të takimit ishte thellimi i bashkëpunimit strategjik shumëplanësh, përfshirë në fushat e ekonomisë, tregtisë, investimeve dhe energjisë. Spiropali theksoi në një postim në rrjetet sociale se partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA, është i ndërtuar mbi një aleancë historike. “Shqipëri-SHBA, partneritet strategjik mbi një aleancë historike. Kënaqësi të ritakohem me Zyrtarin e Lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, Brendan Hanrahan, në margjinat e ministerialit të OSBE, për thellimin e bashkëpunimit tonë strategjik shumëplanësh, përfshirë në fushat e ekonomisë, tregtisë, investimeve dhe...