Maduro konfirmon marrëveshjen: Venezuela pranon sërish migrantët e deportuar nga SHBA-ja

Maduro konfirmon marrëveshjen: Venezuela pranon sërish migrantët e deportuar nga SHBA-ja

Bota E Premte, 5 Dhjetor 2025 15:24 Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, deklaroi se vendi i tij do të vazhdojë të pranojë migrantë të deportuar nga Shtetet e Bashkuara, në kuadër të marrëveshjes së arritur mes dy vendeve në muajin janar. Sipas mediave vendase, përfshirë Telesur, një avion me 266 migrantë venezuelas të deportuar nga SHBA-ja ka mbërritur në aeroportin ndërkombëtar “Maiquetía Simón Bolívar”. Në total, numri i personave të rikthyer në Venezuelë gjatë dy ditëve të fundit ka arritur në 525. Maduro njoftoi se një tjetër fluturim pritet të mbërrijë ditën e nesërme dhe se procesi do të vijojë pa ndërprerje. Kreu i shtetit venezuelas theksoi se vendi i tij ka pranuar rifillimin e fluturimeve të deportimit pas një kërkese të drejtpërdrejtë nga Uashingtoni,...