Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Shtyhet për 22 dhjetor seanca e gjykimit për ish-presidentin Ilir Meta/Urdhërohet SPAK që t’i japë fashikujt e dosjes
Seanca paraprake e parashikuar sot në Gjykatën e Posaçme për dosjen që përfshin ish-presidentin Ilir Meta dhe të bashkëpandehurit e tij është shtyrë për në datën 22 dhjetor. Shkak i shtyrjes është bërë kërkesa e Metës për t’u njohur plotësisht me fashikujt e hetimit. Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm si Meta, ashtu edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Para nisjes së procedurave, Meta ka kërkuar t’i vihen në dispozicion të gjitha materialet e çështjes, duke theksuar se pa u njohur me to nuk mund të vijojë procesi. “Jeni të lutur të më vendosni në dispozicion materialet. Dua të njihem me fashikujt e hetimit”, është shprehur Meta në sallë. Pak ditë më parë, ai dorëzoi një kërkesë zyrtare në kryesekretarinë e GJKKO, ku kundërshtonte...