Bashkëmoshatari i tij e vrau me thikë në Durrës/ Në bankën e adoleshentit të ndjerë vendosen lule

Bashkëmoshatari i tij e vrau me thikë në Durrës/ Në bankën e adoleshentit të ndjerë vendosen lule

Shkolla 9-vjeçare “Asllan Keta” në Fushë-Bulqizë ka vendosur lule në bankën e ish-nxënësit të tyre, Erjon Boba, i cili humbi jetën ditën e djeshme në spitalin e Durrësit, pasi ishte goditur me thikë nga një 14-vjeçar. Erjon Boba kishte vijuar mësimet deri në klasën e gjashtë në këtë shkollë. Në shenjë respekti dhe zie, drejtoria, mësuesit dhe bashkëmoshatarët e tij vendosën lule në vendin ku ai ka qëndruar gjatë viteve të shkollimit. Sipas mësuesve dhe shokëve të klasës, ai ishte një nxënës i sjellshëm dhe shumë i mirë. “Kur morëm lajmin, nuk na besohej. Ishte një fëmijë i qetë dhe i dashur,” u shprehën ata me dhimbje